Transmetuar më 10-09-2020, 09:11

Franca ka lajmëruar se do e reduktojë karantinën nga 14 në 7 ditë dhe duket se edhe Italia po e vlerëson një hap të tillë.

Lidhur me këto ndryshime nuk ka vonuar reagimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila rekomandon, “Karantina të mbetet 14 ditë, për të gjithë ata persona që kanë pasur kontakte me të infektuar me Covid-19”.

Ky rekomandim, sqaron Cristiana Salvi, menaxhere programi për Europën e External Relations Health Emergencies and Communicable Diseases në OBSH, bazohet në të dhënat lidhur me periudhat e monitorimit, ku simptomat shfaqen pas 4-5 ditësh, deri në 14 ditë”.

Sipas saj, kur disa shtete marrin vendime bazohen në të dhënat shkencore, por se OBSH vijon të rekomandojë karantinë 14 ditë, për të penguar transmetimin e virusit. /a.y/noa.al