Tmerr në Gostivar! Burri vret gruan me sëpatë në dhomën e gjumit
Transmetuar më 10-09-2020, 11:29
Foto ilustruese

Një ngjarje shokuese është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan e tij.

Krimi në familje është shënuar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, ku viktima është një grua 60 vjeçe.

Trupi i pajetë i saj, i larë në gjak, është gjetur në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre, në fshatin Banjishnicë.

Policia tha zyrtarisht se në orën 06:43, djali 33-vjeçar i viktimës V.I., ka denoncuar se babai i tij B.I., i moshës 65 vjeçe ka vrarë me sëpatë në dhomën e gjumit, nënën e tij, Xh.I., 60 vjeçe.

Pas krimit autori i dyshuar është arratisur, duke u shpallur në kërkim nga policia. /a.y/noa.al