Transmetuar më 10-09-2020, 23:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Indi, ku një spital Covid-19 është perfshirë nga flakët.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja shkak për këtë është bërë një ventilator, i cili ka marrë flakë brenda një pavioni ku po kuroheshin pacientët me koronavirus.

Në pamjet e filmuara nga mediat e huaja shihet momenti ku spitali ka kapur flakë ndërkohë që afër pacientëve të infektuar ndodheshin mjekët që po kujdeseshin për ta.

Në video fillimisht shihen 4 mjekë përreth një pacienti të infektuar.

Në pamjet e publikuar tregohet se burri është duke u ndihmuar nga stafi ndërkohë tymi fillon të dalë nga makineria.

Mjekët nxitojnë të evakuojnë pacientët pasi e kuptojnë që diçka nuk shkon siç duhet me ventilatorët e spitalit.

Brenda disa sekondash flakët e zjarrit shpérthejnë duke ngjallur fríkë dhe panik për stafin dhe pacientët e spitalit Covid.