Transmetuar më 11-09-2020, 08:57

Në Britaninë e Madhe më e keqja duket se ka kaluar por të dhënat nuk lënë të qetë, prej rrezikut të një vale të dytë të mundshme infektimi, prej koronavirusit.

Për këtë arsye Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë i qeverisë konservatore të Boris Johnson, ka njoftuar një seri masash kufizuese që mund të miratohen së shpejti.

Duke raportuar për situatën aktuale në qeveri, Hancock, e cilësoi një situatë alarmante, veçanërisht kur ekziston mundësia e një vale të dytë infektimi, që mund të vijë bashkë me vjeshtën.

Për këtë arsye, Matt Hancock, përveç promovimit të mbylljes lokale dhe krijimin e zonave të kuqe, është i gatshëm të nisë masa të tjera kufizuese për të respektuar distancën sociale.

“Virusi është ende mes nesh, edhe nëse në kohët e fundit mosha mesatare e rasteve të reja pozitive ka rënë ndjeshëm. Ata janë të rinj dhe shpesh asimptomatikë, por që janë një rrezik për anëtarët e moshuar të familjes. Ata mund të shkaktojnë pa e ditur, probleme serioze shëndetësore afatgjata. Në shumë vende të botës ka pasur një rritje e infeksioneve dhe shtrimeve në spital, madje edhe në Europë. Ne nuk mund të nënvlerësojmë rreziqet e sëmundjes, ka njerëz që janë rikuperuar nga infeksioni, por ende vuajnë nga lodhja dhe problemet e dhimbjeve të muskujve”, tha ai.

Lëvizja e parë nga Ministri britanik i Shëndetësisë mendon, është kufizimi i grumbullimeve duke ndaluar takimet me më shumë se gjashtë persona, në vende publike dhe private. /a.y/noa.al