Transmetuar më 11-09-2020, 10:47

“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!”

Është ky mesazhi që jep Presidenti Ilir Meta, në 19-vjetorit i sulmit terrorist ndaj kullave binjake në SHBA.

Ai thotë se Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.

“Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi”, shkruan kreu i shtetit. /a.y/noa.al

19 vjet pas 9/11, bota ende mes dyshimeve për atë që ndodhi në Nju Jork (FOTO)