Transmetuar më 11-09-2020, 18:49

Kur pa se një shtëpi shitej për vetëm 20 mijë dollarë, 35-vjeçari John Reynolds nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara nuk ngurroi për ta bërë të tijën.

Por nuk e mendoi asnjëherë se do përballej me diçka të çuditshme.

Pasi e bleu, nisi që ta rregullonte për ta shitur në mënyrë që të përfitonte më shumë para.

Gjatë punimeve në oborr zbuloi një pishinë të madhe noti në oborr nën bar dhe gjethe.

“Unë u ndjeva sikur rastësisht hasa në një biletë lotarie. Unë kurrë në një milion vjet nuk mendova se do të blija një pronë që do të kishte një pishinë. E bleva atë si një investim me synimin për ta shitur më vonë, por duke pasur parasysh këtë surprizë dyshoj se mund të le të shkojë “, tha ai.

Shtëpia u ndërtua në vitin 1955, dhe pasi pronari i mëparshëm vdiq askush nuk jetoi në të për një vit. /k.k/noa.al/