Gruaja 36-vjeçare, e goditur dy ditë më parë me thikë nga burri i saj, edhe pse pësoi 11 plagë në trup, e ka kaluar rrezikun për jetën.
Ajo është e shtruar aktualisht në Kirurgjinë Plastike në QKUK.
Qëndresa (Halit) Barani (36 vjeçe) mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Mitrovicë, me dy fëmijë, Pamorin 8 dhe Poemen 5 vjeç, ndodhej në dhomën e gjumitm kur u sulmua. Personi i dyshuar që e qëlloi me thikë 11 herë në pjesë të ndryshme të trupit, burri i saj, tentoi ta vrasë.
Burri i saj, i dyshuari, F. R., i është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditësh pas arrestimit.
Familjarët e viktimës së sulmit, thanë se ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës.
Medias kosovare kanë publikuar edhe pamjet e rënda të gruas, në spital, pas plagosjes.
Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, meqenëse i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët. Për njërin nga rastet e paraqitura, ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.
Incidentin e dhunshëm e konfirmoi dy ditë më parë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Ndërkohë, Komuna e Mitrovicës, vendosi këtë të premte që sulmuesin ta përjashtojë nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Edhe gruaja që mbeti e plagosur ishte mësuese.
/NOA.al