Transmetuar më 12-09-2020, 15:34

Policia ka gjetur një arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar. Raportohet se ka qenë policia e vendit fqinj që ka organizuar operacionin në zonën e Kosturit.

Mediat greke shkruajnë se armët e zjarrit kanë qenë të groposura.

Policia dhe ushtria kanë zbuluar kundërajër RPG, 16 raketa RPG, 80 granata, 3 kallashnikovë, 2 automatikë model 50, 4 krëhëra automatku model 50, 25 920 fishekë, 80 mekanizma granate, etj.

Autoritetet kanë nisur hetimet për një person nga Greqia i cili ka qenë i dënuar për trafik armësh dhe veprash arkeologjike.

Nuk dihet nëse këto armë janë përdorur më parë dhe sa kohë kanë që qëndrojnë të groposura. /k.k/noa.al/