Transmetuar më 12-09-2020, 23:17

Një adoleshent në Brazil akuzohet nga autoritetet se vrau të dashurën e tij pasi e pa duke kërcyer me një burrë tjetër.

Pasi e vrau, 18 vjeçari Paulo Eduardo dos Santos fjeti me kufomën gjithë natën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajim mars të këtij viti, por së fundmi kanë dalë të dhëna tronditëse për vrasjen e 17-vjeçares, Jeniffer Caceres de Oliveira.

Policia shkoi në 1 prill në apartamentin e de Oliveira ku ajo jetonte me dos Santos, pas marrjes së raportimeve për erë të keqe.

Trupi u gjet në gjendje gati të dekompozuar në krevatin e çiftit.

Në bazë të informacioneve, të dy kishin dalë natën dhe vajza kërceu me një person tjetër, por që njihej nga të dy.

Dos Santos akuzohet se ka mbytur de Oliveira me duar dhe me kabullin e karikuesit të telefonit. /k.k/noa.al/