Koronavirusi, studimi: Do të bëhet sezonal, si viruset e tjera
Transmetuar më 15-09-2020, 14:39

Koronavirusi, ose siç njihet ndryshe Sars-CoV-2, do të bëhet një virus sezonal, njëlloj si viruset e tjera. Por kjo gjë do të ndodhë kur të arrihet imuniteti i masës.

Është kjo ajo që thuhet në një studim të botuar në revistën shkencore “Frontiers in Public Health”, të drejtuar nga studimi i Hassan Zaraket i American University në Bejrut, Liban.

Duke analizuar të dhënat krahasuar me viruse të tjera respiratore sezonale, ekspertët libanezë shpjegojnë se koronavirusi i ri ka ende një nivel të lartë transmetueshmërie, lidhur me faktin se deri më sot vetëm një pjesë e vogël e popullatës që e ka kaluar ka zhvillim të antitrupave, dhe derisa ky indeks të bjerë, virusi do të vazhdojë të qarkullojë gjatë gjithë vitit në mënyrë shumë efikase.

Por deri sa të fitohet imuniteti, virusi do të qarkullojë gjatë gjithë vitit.

Zaraket thotë se, “Virusi është këtu për të qëndruar dhe do të vijojë të shkaktojë valë të reja infektimesh gjatë gjithë vitit, deri kur të arrihet imuniteti i ‘tufës”.

Por imuniteti kolektiv i shpresuar, sipas studiuesit, “nuk do të ndodhë shpejt dhe mund të na duhet të durojmë valë të shumta të Covid-19. Thënë ndryshe ne do të duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe të vazhdojmë të praktikojmë masat më të mira parandaluese, që nga përdorimi i maskës, deri te distancimi fizik, nga higjiena e duarve dhe deri te shmangia e grumbullimeve”. /a.y/noa.al