Transmetuar më 16-09-2020, 11:22

Të tjera detaje dalin nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e të martës në rrugën “Apollonia”, në zonën e Bathores.

Viktima, Jetmira Hasani, ishte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh, por jetonte pas divorcit në pjesën tjetër të banesës, që i ishte caktuar nga gjykata.

Ajo jetonte në katin e dytë të shtëpisë së tyre, kurse ish-bashkëshorti ndodhej në Greqi.

Hasani kishte urdhër mbrojtje nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.

Ky i fundit pas një debati që lindi për mbeturinat, pasi i dyshuari i kërkoi llogari pse i kishte hedhur nga kati i dytë, e qëlloi më pas ish-kunatën e tij me armë zjarri. Sipas dëshmive, ajo u qëllua në prani të vajzës së saj vetëm 8-vjeçe.

Më pas 31-vjeçari u largua nga vendngjarja pas krimit dhe është ende në kërkim.

Nga hetimet besohet se motiv kryesor ishte konflikti për pronën, pasi gruas i kërkohej vazhdimisht të largohej nga banesa.

Ajo u qëllua me një armë tip pushke. Dy plumba që e kishin zënë në kokë, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ata mësohet se kishin përdfunduar disa herë në polici, mbi konfliktet e vazhdueshme.

Pas ngjarjes, familjarë të gruas së ndjerë, të revoltuar, mund të ishin konforntuar me njerëzit e ish-burrit të saj, por kjo u shmang nga ana e policisë.

/NOA.al