Sinjale ‘dashurie’ për mandatin e tretë, PS gati të rikthejë ish-liderin historik Fatos Nano
Transmetuar më 16-09-2020, 14:10

Është hedhur edhe ideja e ndonjë rikthimi të mundshëm të Fatos Nanos, në PS.

Për të siguruar mandatin e tretë faqet ‘on-line’ të PS kanë organizuar edhe sondazhe, sesi e pret elektorati një rikthim të mundshëm.

Kryeminsitri Edi Rama e e uroi sot publikisht për ditëlindjen e 68-të, Fatos Nanon.

Edhe shumë deputetë socialistë kanë ndarë mesazhe afrimiteti me Nanon, pas një ftohje që patën dy liderët prej vitesh.

Është hedhur ideja që Fatos Nano dhe emra të tjerë të spikatur, me kontribute, të rikthehen për të garuar si deputetë.

Por, a do të rikthehet Fatos Nano, si një përforcim i PS-së para zgjedhjeve të 2021, për një mandat të tretë?!

/NOA.al