Transmetuar më 16-09-2020, 20:31
Një video e pazakontë është bërë virale në rrjetet sociale. Në të shfaqet një striptiste nga Meksika, duke kërcyer mbi arkivolin e një të vdekuri.
Në funeralin e pazakontë shfaqen të dyja anët e medaljes, ka persona që vajtojnë për lamtumirën e dhimbshme, por edhe të tjerë që ngrenë duart lart e këndojnë në kor.
Nuk dihet nëse kjo gjë është pjesë e një rituali në Meksikë, por videoja ka marrë mjaft reagime dhe numëron plot 10 milionë shikime në rrjetin social Twitter.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:
Si mi entierro no va a ser así, entonces no quiero morir. pic.twitter.com/asOPsmlAL2
— Cardona (@DavidCardona_5) September 13, 2020