Transmetuar më 19-09-2020, 00:10

Në seancën e fundit të Kuvendit, nuk kishte si të mos binin në sy edhe deputetet femra.

Njihet miqësia mes dy deputeteve socialiste Blerina Gjylameti dhe Evis Kushi.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, mësohet se është në një pritje të ëmbël.

Deputetja socialiste e qarkut të Tiranës, në seancën e fundit të Kuvend, nuk e fshehu shtatzëninë, teksa në prag fushate ajo është në pritje. për t’u bërë për herë të dytë nënë.

Blerina mori edhe urime nga kolegët e saj, me ketë rast.

Por më shumë urime mori ministrja e re Arsimit, Evis Kushi.

Kjo u fundit është parë të kishte shumë njerëz të cilët i afroheshin, donin të ndanin një foto, apo qoftë edhe t’i bënin një urim. Kjo ndodh zakonisht në Shqipëri, kur dikush merr post.

E veçanta e ministres Elisa Spiropli ishte maska me simbolin e shqiponjës, çka tregon se edhe në këtë drejtim, ajo ka treguar ‘shijet’ e saj patriotike.

Por ajo që ra në sy ishte deputetja Reme Lala.

Sërish deputetja që kandidoi në Dibër me siglën e PDIU, por u bashkua me maxhorancën pasi siguroi mandatin, u shfaq me një çantë tjetër, të kushtueshme.

Më herët mediat raportuan se vetëm një ng çantat e saj, e marës Channel’ kushtonte plot 5.600 dollarë.

Edhe kjo çantë si shumë të tjera, të cilët Reme Lala i ndërron shpesh, duket se ka pasur një çmim të kripur.

/NOA.al