Transmetuar më 19-09-2020, 21:16

Duart në kokë, as vetë nuk e beson se e ka bërë diçka të tillë. Ljuban Crepulja, futbollisti i Astra Giurgiu, është bërë protagonist i një prej autogolave më të çuditshëm.

Gjithçka ndodhi ndeshjen e djeshme që skuadra e tij luante ndaj CFR Cluj, kryesueses së kampionatit rumun.

Në fundin e pjesës së parë, pas një goditjeje dënimi ai shënoi në portën e tij golin që zhbllokoi sfidën.

Pasi topi ishte përplasur në traversë, Crepulja ngatërron krejtësisht shënjestër dhe në vend që ta largonte topin ose ta nxirrte jashtë vijës fundore, e godit me forcë dhe nuk i la asnjë shans portierit të tij që ta ndalte sferën.

Më pas nuk u besonte syve për atë që kishte bërë.

I demoralizuar në maksimum, kroati vijoi lojën deri në fund dhe Astra Giurgiu u mposht me rezultatin 0-2, duke u renditur në vendin e fundit pas katër javësh kampionat.

Më poshtë autogoli: