Transmetuar më 20-09-2020, 08:41

Frika nga koronavirusi ka vënë në alarm drejtuesit e skuadrës së Tiranës.

Duke nisur nga dita e nesërme, të gjithë lojtarët do të izolohen për të parandaluar ndonjë infektim të mundshëm.

Kjo masë vjen në prag të ndeshjes Play Off, kundër zviceranëve të Jang Bojis.

Bëhet me dije se skuadra do të qëndrojë në një hotel dhe do të bëjë vetëm rrugën e stërvitjes.

Të gjithë lojtarët duan të jenë pjesë e ekipit, me shpresën se do kenë disa minuta në dispozicion për të luajtur. /k.k/noa.al/