Transmetuar më 25-09-2020, 00:05

Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat të ashpër që ka kaluar në ofendime personale.

Të ftuar në studion e “Open”, duke diskutuar rreth marrëveshjes së 5 qershorit dhe reformës në drejtësi, Bushati i ka kërkuar Spiropalit që të mos i bëjë lajka kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Spiropali i ka bërë me dije se nuk e intimidon duke e quajtur edhe “burrec”

DEBATI NË STUDIO:

Andi Bushati: Nuk kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Elisa Spiropali: Unë nuk intimidohem. Janë karakteristika të një burreci këto. Unë e njoh veten time dhe forcën time.

Eni Vasili: Mos ta kthejmë në personale.

Andi Bushati: Po e nisi me reformën zgjedhore dhe shihe si i merret goja.