Transmetuar më 29-09-2020, 08:58

Distancimi social, higjiena e duarve dhe maska, janë tre mënyrat efikase për të zvogëluar rrezikun e infektimit kur jeni në kontakt me një person pozitiv me koronavirus.

Ky konfirmim vjen nga një studim nga Universiteti Mahidol i Bangkok, Tajlandë dhe Universiteti i Oksfordit, Angli, i cili vlerësoi nivelin e mbrojtjes nga secila prej këtyre tre masave.

Studimi u krye në 211 raste të konfirmuara, të gjitha asimptomatike dhe 839 kontrolle pa një diagnozë të Covid-19.

839 kontrollet të cilat nuk kishin një diagnozë të Covid-19 u gjetën falë gjurmimit të kontakteve kryesisht të tre grupeve të mëdhenj në klube nate, në një stadium dhe në një ndërtesë qeveritare, të cilët u pyetën për zakonet e përdorimit të masave mbrojtëse paraprake që rekomandohen.

Studimi zbuloi se njerëzit që kishin mbajtur maskën e fytyrës gjatë gjithë kohës së kontaktit me një rast pozitiv kishin një rrezik 77% më të ulët për tu infektuar, në raport me ata që nuk e mbanin.

Mbajtja të paktën një metër larg e distancës fizike e ul rrezikun e infektimit me 85%, ndërsa larja e shpeshtë e duarve zvogëlon infektimin me 66%.

“Ky rezultat, është në përputhje me udhëzimet për të mbajtur maskë, për të larë duart dhe për respektuar distancën sociale për t’u mbrojtur nga virusi”, thonë studiuesit. /a.y/noa.al