Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komenton zërat që qarkullojnë në media, lidhur me një dorëheqjen e tij.
Lleshaj i hodhi poshtë kategorikisht këto zëra, duke shtuar se vijon detyrën.
“Është përgjegjësia juaj që ti verifikoni. I kam dëgjuar vonesë lajmet dhe përgjithësisht nuk e kam për zakon të komentoj lajme që nuk kanë kuptim, siç e shikoni do të vazhdoj që të jem në këtë detyrë. Nuk ka asgjë të vërtetë për largim”, u shpreh Lleshaj, në konferencën për çështjen e listave të zgjedhjeve dhe Regjistrin Kombëtar të Adresave, procesin e Popullimit.
Lidhur me sistemin e adresave deklaroi se kaosi i tranzicionit solli dhe zhbërjen e adresave të qytetarëve.
Sipas tij, qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit. /a.y/noa.al