Transmetuar më 29-09-2020, 11:30
Foto ilustruese

Një vajzë e re është vënë nën hetim, pasi teksa është paraqitur si lypëse në një banesë në Tiranë, ka tentuar të vjedhë.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të hënë u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për 24-vjeçaren K. B.

E reja akuzohet, sepse mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Butrinti”, në Kashar, ka shkuar me pretekstin për të lypur dhe më pas ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases I. K.

Aktualisht po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 24-vjeçares. /a.y/noa.al