Transmetuar më 29-09-2020, 21:41

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, shihet si një ndër më të besuarat  e kreut demokrat, Lulzim Basha.

Ajo teksa doli nga selia blu sot, duket se mori udhëzimet lidhur me të ardhmen që e pret opozitën. Grida Duma është propozuar për të udhëhequr fushatën e PD-së në Tiranë, ndërsa priten të zbardhen edhe emra të tjerë që do ta shoqërojnë.

Simpatizantët e saj kanë ndarë foton e ish-deputetes, teksa dilte nga selia, duke e përshkruar atë si një frymëzim mbi "fuqinë e femrave",  në të ardhmen, pas ardhjes së PD-së në pushtet.

Sakaq, Grida Duma vazhdon të insistojë mbi idetë e saj, për daljen e vendit nga kriza.

Së fundmi Duma propozoi që shteti duhet t’i heqë tatimet biznesit të madh, që ai të mundet të mbajë në punë punonjësit dhe mos i shkarkojë ata.

"Nuk do t’ja dijë tani njeri është rruga e asfaltuar apo jo" – tha ajo.

"Në këtë sens diferenca mes nesh është qeverisë është në kohë, pagesë, mbrojtje të biznesit pa dallim".

"Biznesi më i madh nuk ka përfituar asgjë nga garancia sovrane, është ‘Fake Help’. Ka nevojë t’i hiqen tatimet dhe kjo i bën të mbajnë edhe punonjësit, ”- tha Duma, duke pretenduar se shumë njerëz kanë mbetur pa punë nga politikat e gabuara dhe pa vizion zhvillimit të qeverisë aktuale.

/NOA.al