Transmetuar më 04-10-2020, 16:47

Foshnja që i mbijetoi një tumori në tru me madhësinë e dy portokalleve kthehet në shtëpi në ditën kur duhet të festojë ditëlindjen e parë, rrethuar nga qindra urime që i kishin dërguar dashamirës të shumtë, nga e gjithë bota.

Roux Owen kaloi gati gjysmën e jetës së tij në spital, kur u shtrua në janar, për shkak të tumorit në tru.

Prindërit e tij Antony dhe Amy, ishin në gjendje ta sjellin atë në shtëpinë e tyre, në kohën e duhur, për ditëlindjen e tij të parë.

Roux Owen doli nga spitali në ditëlindjen e tij pasi iu nënshtrua 10 operacioneve në vetëm 11 muaj, për të hequr një tumor ‘me madhësinë e dy portokalleve’.

Prindërit nga Hull, “East Yorkshire”, Mbretëria e Bashkuar, ishin përgatirur që ai ta kalonte ditëlindjen në spital, kështu që u kërkuan dashamirësve t’i postonin kartolinat, në repart.

Por në ditëlindjen e tij, mjekët u thanë se vajza mund të kthehej në shtëpi për të kaluar ditën  e veçantë me prindërit dhe vëllain e tij më të madh, Noah, tre vjeç.

Fotot dhe vuajtjet e fëmijës duket se prekën njerëz nga e gjitha bota, të cilët, dërguan aq shumë letra në repartin ku Roux kishte kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij, që kur u diagnostikua me sëmundjen e rrallë, një tumor që vazhdonte t’i rritej.

“Ne kemi marrë me qindra e qindra urime dhe letra nga e gjithë bota, deri në vende të largëta si Nigeria” – tha i ati, 33-vjeçar, një mësues i Gjuhëz Angleze. “Siç duket, rasti ka prekur kaq shumë njerëz”.

E ëma e tij, Amy, 24-vjeçe, tha se duket e çuditshme, por dashuria dhe mbështetja që kemi pasur nga njerëzit anembanë botës, do të thotë që kurrë nuk kemi qenë dhe nuk jemi ndjerë vetëm gjatë gjithë kësaj kohe.

/NOA.al