Histori frymëzuese, 8-vjeçari me paralizë cerebrale dhe epilepsi merr pjesë në maratonë
Transmetuar më 05-10-2020, 19:52

Limitet e njeriut janë brenda vetes së tij.

Një histori vërtet frymëzuese vjen nga Londra, në Britaninë e Madhe.

Dylan është vetëm tetë vjeç dhe guximi që ai ka është vërtet për t’u admiruar.

Ai ka paralizë cerebrale dhe epilepsi, por këto nuk e penguan aspak që të merrte pjesë në një maratonë.

I pyetur nga gazetarët të cilët ishin të pranishëm Dylan shprehet se është mjaf i lumtur që ka marrë pjesë në këtë aktivitet dhe se është gati për më shumë sfida të tjera. /k.k/noa.al/