Kosovë, plagoset me armë zjarri një person në Podujevë
Transmetuar më 06-10-2020, 20:29

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën”19 qershori” në Podujevë.

I plagosuri mësohet se është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar që kreu plagosjen si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Njoftimi

Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për trajtim mjekësor.