Tmerr! U përdhunua nga katër burra, 14-vjeçarja sulmohet më pas edhe nga ai që i ofroi ndihmë
Transmetuar më 06-10-2020, 20:57

Një vajzë 14-vjeçare e përdhunuar në grup në Spanjë, është sulmuar edhe nga një person që ofroi ta ndihmonte për të shkuar në shtëpi.

Lajmi i tmerrshëm është raportuar nga mediat vendase, sipas të cilave katër përdhunuesit pretendojnë se vajza kishte pranuar seksin me ta.

Të dyshuarit emrat e të cilëve nuk bëhet të ditur nga policia përdhunuan vajzën në një festë në Velencia, më 26 shtator.

E përditshmja El Mercantil Valenciano raportoi se se personi që e kishte sjellë me makinë në festë vajzën, gjithashtu i kërkoi seks për ta sjellë përsëri në shtëpi.

Mediat raportojnë se në festën në fjalë, ku kishte pije alkoolike, ishin rreth 15-20 njerëz dhe disa prej tyre ishin nën moshë.

Policia u vu ne dijeni për përdhunimin pasi e reja i tha një mikeshës së saj. Më pas zyrtarët arrestuan gjashtë të dyshuar, dy ditë pas raportimit të incidentit.

Një person nën moshë mes të akuzuarve u lirua nga policia, edhe pse nuk kishte marrë pjesë aktive në përdhunim, por u akuzua me dështim në dhënien e ndihmës.

Sipas ligjit spanjoll një person duhet të jetë të paktën 16 vjeç për të pranuar marrëdhënie seksuale.

/NOA.al