Ndryshimi drastik në peshë, deputeti Eduart Ndocaj: Kisha një thes çimento mbi shpinë
Transmetuar më 08-10-2020, 16:33

Ish-deputeti Eduart Ndoci në një lidhje me skype në emisioni “Shqipëria Live” ka rrëfyer detaje të ndryshimit ekstrem të peshës së tij që shkaktoi shumë reagime, gati në mosnjohjen e tij.

Ai tha se e kishte shumë të vështirë të lëvizte dhe se humbja e peshës e kishte lehtësuar shumë.

Ndocaj ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe dietës së rreptë për të humbur kilogramët e tepërt.

“Problemi i dobësimit është personale, ishte shumë e vështirë me këtë peshë, unë kisha një thes çimento mbi shpinë gjithë ditën.

45 kilogramë tepër, e kisha të vështirë të ecja, tani ndihem shumë mirë, por prapë publiku më kritikon se më thonë pse je dobësuar kaq shumë. Nuk e ndjej veten jashtë aparencës normale, më pëlqente vetja edhe ashtu, duhej ta kisha bërë më parë, jam me vonesë”, tha Ndocaj.