Transmetuar më 15-10-2020, 14:58

Një ditë pas ndarjes nga jeta të drejtorit të shkollës në Paskuqan, ministrja e Arsimit Evis Kushi, teksa ka shprehur ngushëllime, ka përcuar edhe mesazhe për këtë situatë.

Kërkon të mos ulet vigjilenca në këtë kohë, dhe secili të kujdeset për shëndetin.

“Me keqardhje të thellë prita lajmin e ndarjes nga jeta të arsimtarit dhe drejtuesit të nderuar, Dede Malaj, pas një përpjekjeje të madhe për ta mposhtur virusin e pabesë Covid-19.

Ndaj me familjen e mësues Dedës e të afërmve të tjerë, me kolegët e nxënësit e tij, ndjenjën më të thellë të hidhërimit për këtë njeri të palodhur në punën e tij, që ndër vite ka dhënë vetëm kontribut të mirë në arsim.

Me këtë rast, apeloj sërish shumë fort që për asnjë moment mos ta ulim vigjilencën për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të tjerëve, por akoma më shumë të rrisim ndërgjegjësimin qytetar që të frenojmë përhapjen e mëtejshme të virusit”, shkruan ministrja. /k.k/noa.al/