Transmetuar më 15-10-2020, 21:46

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë të Italisë, njofton se pas pezullimit të shërbimeve gjatë ditës së sotme, 15 tetor 2020, Zyra Konsullore rifillon shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim zyrtar në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, shërbimi rifillon në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjienizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.

Njoftimi i plotë

“Të nderuar bashkatdhetarë!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se pas pezullimit të shërbimeve gjatë ditës së sotme, 15 tetor 2020, Zyra Konsullore rifillon shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00.

Shërbimi rifillon në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjienizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.

Njoftojmë gjithashtu se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit tanë për caktimin e një date të re.

Ju falenderojmë per mirëkuptimin tuaj!”