Transmetuar më 18-10-2020, 10:30

Një rrap shekullor është rrëzuar gjatë natës në periferi të Fierit.

Për pasojë katër makina janë dëmtuar, të cilat ishin të parkuara aty.

Po ashtu u bllokua edhe rruga për disa minuta.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e mbetjeve të rrapit, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz.

Këto pemë janë shpallur monumente natyre, por njëkohëshish përbëjnë rrezik për shkak të vjetërsisë. /k.k/noa.al/