Klodiana Shala rrëfen: Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim zero
Transmetuar më 18-10-2020, 14:39

Një nga të ftuarat e puntatës së katërt të “Shiko Kush LUAN”, ishte dhe Klodiana Shala, atlete e mirënjohur nga Shqipëria.

Një nga sfidat dedikuar për Shalën kishte të bënte me kthimin e përgjigjeve teksa Shala vraponte në një pistë vrapimi.

Pyetjet u moderuan nga kapiteni i skuadrës së kuqe, Florian Binaj dhe përgjigjet e Klodianës ishin mjaft sportive.

Njëra nga pyetjet mori një përgjigje tepër pikante nga Shala. Kur ajo u pyet lidhur me faktin se kohë më parë u ka thënë sportistëve të ikin nga Shqipëria, e vet përse vendosi të qëndronte, përgjigjja eShalës ishte kjo:

“Isha budallaqe. Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim zero”.