Sulmuesi kuqezi shënon dopietë/ Broja i jep fitoren dhe vendin e parë Vitesses
Transmetuar më 18-10-2020, 18:30

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, po shkëlqen në kampionatin holandez.

Talenti shqiptar, i ka dhënë fitoren ekipit të tij ku është huazuar, Vitesses.

Pas fitores së sotme, skuadra e tij është ngjitur në kuotën e 12 pikëvedhe ndan vendin e parë me Ajax.

Edhe pse nuk shënoi asnjë gol me kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit të Nations League, duket se 19-vjeçari është tjetër sulmues në Holandë, pasi sot dy golat e vetëm për Vitessen i shënoi ai, teksa i dyti ishte vërtetë i veçantë pasi me një nuhatje prej bomberi gënjeu mbrojtësin dhe me një kthesë e çoi topin drejt rrjetës.