Haxhi Krasniqi tregon se çfarë ka punuar para se të shpallej kampion bote
Transmetuar më 18-10-2020, 23:09

Haxhi Robin Krasniqi javën që lamë pas u shpall kampion bote në boks, në kategorinë gjysmë të mesme.

Krasniqi ka mbërritur menjëherë në vendlindje, dhe në një intervistë për emisionin “N’Kosovë show”, ai ka folur edhe për të kaluarën e tij deri në realizimin e ëndrrës.

Kampioni i boksit nga Juniku tregoi se ka punuar në lavazh automjetesh deri kur kishte shkuar në Gjermani.

Gjithashtu ai ka dhënë një mesazh motivues për të rinjtë, që të punojnë shumë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Kujtojmë se Krasniqi ka mposhtur gjermanin Dominic Boesel në raundin e tretë me nokaut pas një goditjeje të fuqishme.