Transmetuar më 19-10-2020, 11:18

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Reagimi i tij vjen pasi ditën e sotme u raportua gjendja  e përkeqësuar e grave që prej ditësh janë në grevë.

Në rrjetin social “Twitter” Rama i bën thirrje atyre që ta ndërpresin grevën e të ulen në bisedime.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter””

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja!

“Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!”.

Rama bëri edhe një thirrje për naftëtarët grevistë.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, – shkroi Rama.

Sot nëfatëtrët  i bënë thirrje grave deputete, ministreve ai edhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim që të reagojnë dhe kjo situatë të marrë zgjidhje.

/NOA.al