Transmetuar më 19-10-2020, 15:01

Një autobus ka marrë flakë në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fier – Levan, rreth orës 14:00.

Papritur, autobusi me drejtues shtetasin E. C, mori flakë duke shkaktuar panik te pasagjerët.

Këta të fundit dhe shoferi kanë arritur që të dalin në kohë pa pësuar asnjë lëndim.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorrin e mjetit. /k.k/noa.al/