Transmetuar më 19-10-2020, 22:47

Të shtëna me armë raportohen në Vlorë.

Një person këtë mbrëmje, ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ka kallzuar se në lagjen Partizani, të qytetit bregdetar, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rasit.

Denoncimin e ka bërë M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./noa.al/