Transmetuar më 20-10-2020, 12:26

Gjykata e Vlorës në lë në masën “Arrest me burg” 53 vjeçarin Kliti Leka, i cili tre ditë më parë ekzekutoi me kallashnikov në mes të Himarës biznesmenin dhe ndërtuesin Niko Goro.

Ndryshe nga dita që ekzekutoi biznesmenin Goro, moskokëçarës dhe i qeshur, sot Kliti Leka është shfaqur kokëulur në sallën e gjyqit, i rrethuar nga efektivë policie. Në dëshminë e tij pas ngjarjes së rëndë, 53 vjeçari nga Tirana ka thënë se kishte rënë dakord me biznesmenin për të marrë 3 apartamente nga pallati që ai po ndërtonte, në këmbim të 2650 metra tokë që i kishte vënë në dispozicion.

“Jam me profesion radiolog, jam beqar dhe me 14 klasë. Me Niko Goron kishin rënë dakord të bënim biznes, ku unë pranova dhe kam firmosur një kontratë noteriale për vënien në dispozicion të një sipërfaqe toke prej 2650 metra katror që ndodhet në Himarë. Ndërsa Nikollaqi ka firmosur duke rënë dakort që të ndërtonte një pallat disa katësh mbi këtë sipërfaqe toke që unë disponoja,dhe si këmbim ai do me jepte 3 apartamente.

Dokumentat dhe marëveshjen noteriale e kam në makinë, por mjeti që unë mora me qëra në Tiranë dhe që më pas e përdora në vrasje, nuk mund të hapet pasi, çelësat e makinës në ikje e sipër me vrap,i hodha brenda në det. Jam fshehur në vendin e quajtur ish-prozhektori dhe aty ka qëndruar derisa ka ardhur policia. Nuk kam bërë asnjë rezistencë kur kanë ardhur policët, por jam dorëzuar menjëherë”, është shprehur ndër të tjera Kliti Leka në Polici.

/NOA.al