Rekord rastesh të reja të prekur me koronavirus në vend, sërish humbje jete
Transmetuar më 20-10-2020, 16:13

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 301 persona, nga 1 mijë e 407 testime të bëra.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,  2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore. 1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Për fat të keq katër pacientë e kanë humbur betejën me virusin në dy spitalet Covid. Ata janë një 56-vjeçare nga Fieri, një 60-vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Korça.

Numri i të shëruarve vijon të rritet, me 54 pacientë në 24 orët e kaluara.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. /k.k/noa.al/