Erdogan kundër Macron: Përdor Islamin për të mbuluar paaftësitë e tij
Transmetuar më 20-10-2020, 17:37

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan i përgjigjet Presidentit Francez Macron duke e akuzuar atë për përdorimin e retorikës anti-Islam për të fshehur dështimet e tij politike

Pas prerjes së kokës së mësuesit, Emmanuel Macron mori një qëndrim të ashpër.

"Islamistët nuk do të flenë të qetë në Francë. Frika do të kalojë në anën e kundërt", këto ishin fjalët e tij gjatë një samiti në Elysée, ku i pranishëm ishte edhe prokurori i antiterrorizmit Jean-François Ricard.

Reagimi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndaj kolegut të tij francez vjen menjëherë: "Retorika anti-Islam është vetëm një mjet për të mbuluar dështimet në politikë. Objektivi i vërtetë i këtyre iniciativave, të nisura nga Presidenti Macron, është që myslimanët të duken frikacakë”, ka thënë Erdogan.

"Ata që janë të bezdisur nga rritja e Islamit po flasin për një krizë të shkaktuar nga vetë ata. Islami francez, evropian dhe austriak janë vetëm shembujt e fundit të një gjuhe të përdorur për të mbuluar paaftësitë e dikujt ", tha Erdogan në një video-konferencë në takimin e organizatës për bashkëpunim midis vendeve islamike (OIC)." /k.k/noa.al/