Transmetuar më 20-10-2020, 18:05

Një ndër mënyrat e transmetimit të virusit korona nga një person në tjetrin është përmes spërklave të pështymës.

Kjo mund të bëhet duke folur normalisht në një distancë të afërt, apo edhe duke u kollitur.

Por një grua në avion është kollitur qëllimisht përpara pasgjerëve të tjerë, madje duke thënë “uroj të vdisni të gjithë”.

Gruaja që kishte refuzuar të vendoste maskën, shkaktoi kaos në avion. Ajo u detyrua të nxirrej jashtë kabinës, nga stafi dhe pasagjerët e tjerë.

Pamjet u filmuan gjatë një fluturimi në avionin EasyJet A320. /k.k/noa.al/