Transmetuar më 20-10-2020, 18:12

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias kishte rezervuar një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit, përmes një postimi në Tuiter, shkruan se ka shprehur edhe njëherë bindjen se zgjidhja e marrëveshjes për detin mes dy vendeve duhet të vijë përmes gjykatave ndërkombëtare.

Basha i ka bërë me dije ministrit grek domosdoshmërinë e abrogimit të ligjit të luftës.

“Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha. /k.k/noa.al/