Transmetuar më 20-10-2020, 18:36
Foto ilustruese

Një e moshuar ka mbetur e aksidentuar këtë pasdite, në Tiranë.

75-vjeçarja me inicialet V. Z po ecte në rrugën “Tre Dëshmorët”, teksa u përplas nga një motor me drejtues shtetasin K. N.

Gruaja u transportua për në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/