Transmetuar më 21-10-2020, 10:28

Rezart Veleshnja ka sqaruar largimin nga emisioni “Shiko Kush Luan”.

Ai është tallur me një lajm, pasi është ngatërruar Luana me Marinën., në një reagim në Facebook.

Gjerësisht u komentua se ai u largua për shkak të një zënke me moderatoren e emisionit Luana Vjollca.

Veleshnja i hodhi poshtë të gjitha këto zëra duke thënë se ai u largua pasi kishtë shumë anngazhime në Portokalli.

“Të mos flas fare unë se këta që kanë këto portale vendosin për jetët tona dhe e dinë më mirë se ne. Ku e di ai se çfarë më ka ndodhur mua?!”, – tha ai i ftuar sot në studion e Ëake Up në Top Channel.

“Kemi qenë shumë të zënë me Portokallinë, kam pasur dhe angazhime të tjera por kjo nuk do të thotë që unë ika”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur se çfarë ndodhi me emisionin tjetër që ishte regjistruar dhe ai ishte ende një nga kapitenët, ai tha:

“Për emisionin tjetër ka pasur probleme të tjera teknike, prandaj nuk u transmetua, por nëse unë do kisha konflikt si do vazhdoja të punoja. Në Top Channel nuk zihen njerëzit, nuk ikën t’iu të bësh çfarë të duash”.

Gjithashtu ai i hodhi poshtë të gjitha zërat për një zënkë apo sherr me Luanën.

“Luana është punëtore, kemi bashkëpunim shumë të mirë. Është e kuptueshme solidare, nuk të krijon probleme”, tha aktori i humorit, rreth aludimeve për sherrin me moderatoren.

/NOA.al