Transmetuar më 21-10-2020, 10:54

Muajin e kaluar, këngëtarja Bebe Rexha mori guximin të ndryshojë look dhe iu fut vetë kokë e këmbë kësaj pune, duke i lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe.

Ajo u kthye në një kokëkuqe shumë seksi dhe mori vëmendjen me pozat e saj në Instagram, mirëpo i shtoi sërish një tjetër detaj look-ut të saj.

Bebe bëri dy fije bjonde tek baluket e saj dhe kaq ka mjaftuar që të kthehet meme në rrjet!

Pamjen e re të këngëtares e kanë krahasuar me logon e rrjetit të famshëm të ushqimeve “MC Donald’s”, ndërsa Bebe e shpërndau edhe vetë këtë meme.

“E dashuroj”- shkroi ajo krahas fotos që e bëri të qeshë edhe vetë.

/NOA.al