Transmetuar më 21-10-2020, 13:03

Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se Lame ka patur simptoma të koronavirusit dhe i është nënshtruar tamponit.

Pasi ka bërë testin, ai rezultoi pozitiv.

Përgjigja e testit mësohet se i është konfirmuar pasditen e djeshme.

Mësohet se Lame është vetëkarantinuar dhe është duke marrë trajtimin shëndetësor në shtëpi.

Lame është zyrtari i radhës i lartë në vendin tonë që infektohet me Covid.

Pak ditë më parë, më 11 tetor, Lame ishte në bashkitë Vaudejës ku shpërndau certifikata legalizimi siç shikoni fotot e mëposhtme.

/NOA.al