Aksident tragjik në aksin rrugor Shkodër-Koplik
Transmetuar më 21-10-2020, 13:18

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik.

Makina ka përplasur një motorçikletë në rrugë afër fshatit Shtoj i Ri.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë Shkodër, thanë për Noa.al se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit që u përfshi në aksident.

Një burim policor duke iu referuar të dhënave në vendngjarje, i tha noa-s se i ndjeri është një burrë në moshë të thyer.

Policia ndodhet në vendngjarja dhe po heton rrethanat e aksidentit tragjik.

/NOA.al