Transmetuar më 21-10-2020, 17:21

Një grua e çoi vajzën e saj në spitalin pediatrik "Di Cristina" në Palermo për t’i bërë tamponin nëse ishte prekur nga koronavirusi.

E vogla rezultoi pozitive, por nëna e la atë në spital dhe u largua për të mos u kthyer më.

“Personeli mjekësor u përpoq për ditë të tëra të kontaktonin me nënën e saj”, shpjegoi Dr. Marilù Furnari, drejtor mjekësor në Di Cristina, “por ne nuk ishim në gjendje ta arrinim atë”, shtoi ai..

Pas gjithë kësaj kohe, zgjidhja e vetme ishte të kontaktojmë autoritetet.

“Në atë moment ne lajmëruam policinë për braktisjen e mundshme të vajzës së vogël”, shtoi ai, raporton Ansa.

Policia po kujdeset për gruan dhe po shfrytëzon gjithashtu imazhet e kamerave të pranishme në hyrje të spitalit. /k.k/noa.al/