Mjekët nuk e dinin çfarë kishte, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe zbulon diagnozën
Transmetuar më 21-10-2020, 18:58

Një 18-vjeçare kishte kërkuar ndihmën e mjekëve pasi kishte probleme shëndetësore, por asnjë prej tyre nuk arriti të përcaktonte nga se vuante.

Israa Al-Tayeh, kiushte dhumbje të forta të kyçeve dhe humbte vetëdijen, probleme që e kishin shoqëruar që në fëmijëri.

Duke parë që mjekët dështuan, ajo vendosi të studionte mjekësi, me shpresën që do ta ndihmonte të gjente diagnozën.

18-vjeçarja zbuloi se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë persona në botë.

Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse të trupit, që shkakton simptoma si probleme me nyjet, lëkurën dhe sistemin tretës, të ngjashme me ato që Israa vuante që prej moshës 10-vjeçare. Për problemet me stomakun, mjekët duhet t’i vendosnin vajzës një tub ushqyes të lidur me zorrën e hollë.

“Kam marrë ushqime dhe ilaçe të veçanta nga Amerika për gjendjen time dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga terri ”, tha Israa.