Transmetuar më 22-10-2020, 08:45

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila jeton prej vitesh në SHBA, është përfshirë në ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet Presidenciale. Ajo madje është bërë pjesë e fushatës së njërit kamp, atij Republikan.

Bleona Qereti do të jetë e ftuar speciale në fushatën elektorale të zv/presidentit amerikan, Mike Pence.

Qereti do të ngjitet në skenën e Micigan të enjten e 22 tetorit për ta kthyer fjalimin e Pence në një festë të vërtetë.

Lajmin e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në ‘Instagram’ ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojnë kandidatin republikan Donald Trump.

Bleona më herët pati treguar se ishte takuar me Trump, i ftuar nga ky i fundit kur nuk ishte bërë ende President, në një event.

“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar”.

“Për këtë arsye, ftoj të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë që në zgjedhjet e 3 Nëntorit në mënyrë unanime të mbështesin Presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër vitet e fundit”, – tha Bleona.

“Kam nderin t’ju ftoj të gjithëve të Enjten më 22 Tetor të bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Township, Micigan, për një festë madhështore!” shkroi Bleona Qereti në “Instagram”, duke  konfirmuar kështu pjesëmarrjen në fushatën e Presidentit amerikan.

/NOA.al