Mjekët i thanë se është me Covid, nëna braktis foshnjën në spital
Transmetuar më 23-10-2020, 08:26

Një grua ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur.

Ajo e ka braktisur foshnjën, menjëherë pasi mjekët e kishin njoftuar se ishte prekur nga koronavirusi.

Ngjarja ndodhi në një spital në Palermo të Italisë.

Gruaja raportohet se e kishte dërguar foshnjën në spital për një vizitë, ndërsa mjekët i kishin komunikuar se ishte infektuar nga koronavirusi.

Por menjëherë kur ishte vënë në zbatim protokolli i izolimit, në atë moment mediat italiane raportojnë se nëna ishte larguar për të mos u kthyer më.

Sipas stafit të spitalit ata janë përpjekur për të kontaktuar me nënën, por ajo nuk u është përgjigjur. Spitali është detyruar më pas të njoftojë policinë lidhur me ngjarjen.