Transmetuar më 23-10-2020, 08:50

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 një 21-vjeçar nga qyteti i Elbasanit.

Ai ishte shtruar në spitalin e Infektivit, por mësohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ledian Ceka, banues në lagjen “Skënderbe” në Elbasan, është 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19 mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi, pas infektimit me Covid-19.

Por kur gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e se mërkurës ai është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

I riu është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë një natë më parë, ose rreth 24 orë pas mbërritjes në spitalin Covid-2.

Pritet që rasti i 21-vjeçarit të raportohet sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani Covid u ka marrë jetën 465 pacientëve në vendin tonë.

Ky është një ndër tre rastet me moshë më të re, që ndërron jetë i prekur edhe nga Covid në vendin tonë.

Dje u shënua një tjetër numër rekord rastesh të reja, 302, teksa vala e dytë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

/NOA.al